Protestojnë prindërit – kundërshtojnë grevë, kërkojnë hapjen e çerdheve

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka protestuar para objektit të Qeverisë, duke kërkuar hapja e çerdheve, raporton Ekonomia Online.

Prindërit kanë nisur marshin me pankarta në duar me shkrime si: “Nënat po i humbin vendet e punës”; “Mos u prishni lumturinë”; “Hapeni çerdhet”.

Teuta Jahaj tha se mbyllja e kopshteve është e pa arsyeshme dhe e pa përballueshme, pasi sipas saj, janë detyruar që të marrin pushim nga puna, e po ashtu t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe private.

“Arsye e protestës është që gati një muaj janë mbyllur kopshtet dhe për neve si prindër është e pa arsyeshme dhe e pa përballueshme mbyllja e këtyre kopshteve dhe për këtë arsye kemi dashur që të bëjmë një protestë simbolike që kërkesat tona të reflektojnë ndaj Qeverisë”.

“Pasojat janë se jemi dashtë të marrim pushime  vjetore dhe dihet qe ne se jemi në sektorë private nuk mundemi me marr pushime. Shumica është dashtë me i dërguar në kopshte private”, tha Teuta Jahaj.

Pas Qeverisë ata kanë te zyrat e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.


Të ngjashme