Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka protestuar para objektit të MPJD-së lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri, raporton Ekonomia Online.
Organizatorët kanë një varg kërkesash drejtuar ministrisë duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.
Drejtori i Shërbimit të Jashtëm, Albert Prenkaj, tha se po o bëhet presion i vahzdueshëm, duke shtuar se në këtë ministri është instaluar sistemi i shantazhit.
Prandaj sipas tij, kjo mënyrë e të funksionarit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se në MPJD nuk ekziston ambient i sigurt i punës.
Ai madje tha se ka shumë zyrtarë të tjerë që kanë pasur frikë edhe të dalin në protestë.
“Shoqata sindikale kemi dal sot për të shprehur pakënaqësitë indinjatën me zhvillimet në këtë ministri. Kërkesa është akt i shprehjes tonë të pakënaqësive dhe veprimeve të menaxhimit të kësaj ministrie. Ajo çka po ndodh është e paprecedentë. Të gjithë jemi dëshmitar të një presioni ndaj secilit prej nesh dhe i pamë koleget që u larguan sepse janë të frikësuar. Në MPJD fatkeqësisht është instaluar sistemi i shantazhit”.
“Kjo mënyre e të funksionarit është në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt. Shoqata kërkon menjëherë të kthehet rendi kushtetues në shërbimin e jashtëm, kërkojmë të nxirret ligji i ri për shërbimin e jashtëm, të ndërpritet sulmi ndaj aktivitetit sindikal, të largohen jo profesionistët nga detyra, të shfuqizohen vendimet që kanë larguar punëtorët tonë nga puna, të ndërpritet shpalljet e konkurseve, të ndërpritet diskriminimi, të ketë trajtim merito të ligjit të pagave”.
“I keni emrat, qëllimisht nuk përmenda janë të njohur edhe për publikun. Për ata që kanë pasur frikë me dalë. Procedura e animimit fillon brenda institucionit që janë të parapara. Unë nuk i di format po fshihet prej kolegëve tanë mënyra sesi ata janë të frikësuar dhe kërcënohen për diçka”.
Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, tha se ministria po bënë shkelje në raport me diplomatët duke shkelur ligjet në fuqi.
“Sapo jemi informuar nga shoqata për veprimet nga kjo ministri në raport me diplomat. Prandaj një tendencë që t’i mohohet e drejta BSPK-së është e padrejtë”.
“Kjo ministri ka bërë shkelje mbi sindikatat pasi që nuk ka lexuar ligjin. Ne kërkojmë nga ministria ta respektojë kryetarin dhe ligjet dhe i bëjmë apel ta kthej zotëri Malokun në pozitën e tij”.
Ali Sefaj, përfaqësues i Shërbimit Civil në nivel qendror, tha se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore duke kërkuar që diplomatët të kthen në vendet e tyre të punës, raporton EO.
“Na vjen keq që krejt ky investim trajtohet në këtë format sepse janë taksat tona dhe përveç këtij epilogu të keq le të jetë një forcim për administratën. Ne mund të lëndohemi për të fituar një beteje”.
“Ajo që kërkojmë është të respektohet ligji. Si BSPK do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore. Në kërkojmë që diplomatet të kthehen në vendet e tyre të punës”.
Kërkesat e protestës: