Mijëra qytetarë sot dolën në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Socialdemokrate.
E për të parë protestën e këtyre qytetarëve, në ballkonin e zyrës së tij doli edhe avokati Tomë Gashi, shkruan Gazeta Express.
Ai i fotografoi protestuesit.
E kjo gjë nuk u prit mirë nga disa prej tyre.
Disa protestues ia ngritën gishtin e mesëm avokatit Tomë Gashi që njihet si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosjes.