Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar kundër “Krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Kjo protestë vjen pas publikimit të përgjimeve në aferën “Pronto 2”, për incizimet e vitit 2011.
Aty u tha se po keqpërdoret e po abuzohet me pushtetin, se sipas tyre u dëshmua nga përgjimet e skandalit tashmë të njohur si “Pronto”.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe disa përfaqësues të opozitës, përkatësisht të lëvizjes Vetëvendosje.
Turma ka vazhduar afruar nga sheshi “Zahir Pajaziti” nëpër atë “Nëna Terezë” e deri te “Skënderbeu”.
Është lëshuar ndërkohë edhe një deklaratë e protestës e cila është lexuar para turmës e postuar para ndërtesës së Qeverisë.
Kjo është dita e dytë e organizimit të protestave dhe pritet të mbahen edhe të mërkuren në ora 19:00.
Protesta e parë ishte mbajtur të premten me datë 5 gusht 2016.