Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë: Procedojeni ligjin, në tavolinë e keni dinjitetin e popullit

Prishtinë | 02 Tet 2026 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria dhe ministrja Donika Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit per Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haziri, duke folur para Ministrisë, tha se kjo është kërkesa e protestuesve në natën e 17-të të protestës.

“Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë.

Prej sheshit “Skënderbeu”, në natën tonë të 17-të, kemi ardhë sot këtu para ministrisë për të na dëgjuar, për të na dëgjuar kërkesën tonë. E kërkesa jonë është e thjeshtë: Kërkojmë që të procedohet ligji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haziri.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: c2794754-aaaa-48c7-9f51-d43ebc1a6a2d.jpg
Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: 828839788_1646606440310638_1330627830459747056_n.jpg

Të ngjashme