Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të futen në objektin e KEK-ut

Prishtinë | 22 Sht 2023 | 09:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë protestës së të premtes janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e kompanisë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Këta punëtor po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme