Në Kuvendin e Maqedonisë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, protestuesit kanë pushtuar Kuvendin dhe po sulmojnë deputetët e shumicës sw re parlamentare.
Në Kuvend nuk ndodhet asnjë polic, për të mbajtur rendin. Lideri i LDSM-së, Zoran Zaev, është gjakosur.
Deputetët u sulmuan në press-qendër, pasi aty ishin mbledhur për t’u shpëtuar sulmeve të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së.
Gjendja eskaloi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.