Ekonomia Online
FUNDIT

Protestuesit vendosin rrethoja të hekurta, nuk lejohet asnjë deputet të largohet nga Kuvendi

Protestuesit vendosin rrethoja të hekurta, nuk lejohet asnjë deputet të largohet nga Kuvendi

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme. Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën. Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca. E protestuesit jashtë institucioneve kanë vendosur edhe disa […]

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën.

Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca.

E protestuesit jashtë institucioneve kanë vendosur edhe disa rrethoja të hekurta jashtë Kuvendit, në mënyrë që të mos i lënë të dalin deputetët e legjislaturës së 11-të.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të mos lejohet largimi i deputetëve nga asnjë dalje e Kuvendit të Kosovës.

Pa u votuar në lexim të dytë Ligji për Specialen, të njëjtit nuk duan të lejojnë t’i lënë të largohen deputetët.

Të ngjashme