Provimi i Maturës mbahet më 10 qershor

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 15:26 | Nga

Rreth 32 mijë maturantë, 28 mijë nga ky vit dhe 4 mijë të tjerë që kanë mbetur nga vitet e kaluara do t’i nënshtrohen këtë vit Provimit Shtetëror të Maturës.

Ky provim do të mbahet me 10 qershor pjesa e parë dhe 24 qershor pjesa e dytë. Këtë e ka bërë me dije kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri.

Kurse risi e këtij vit do të jetë se administruesit do të përzgjidhen nga një thirrje publike dhe do të trajnohen nga Ministria e Arsimit.

Të drejtë aplikim për të qenë administrues kanë, profesorët, shoqëria civile, studentë nga universiteti.

“KSHM është në fazën e përgatitjes së Provimit Shtetëror të Maturës. Ne kemi zgjedhur ekspertët për përgatitjen e pyetjeve dhe tani jemi në fazën për zgjedhjen e administruesve nëpër komuna. Risi e këtij viti është se administruesit do të zgjidhen mbi bazën e një oferte mbi bazën e aplikimeve që do të bëjnë ata nëpër komuna nga kriteret që ne i kemi përcaktuar. Këta administrues do të trajnohen. Administrues do të jenë mësimdhënës, nga shoqëria civile, student, nga universitetet. Administruesit do t’i zgjedhim me ofertë ose me shpallje të interesit”, ka treguar Guri për Gazetën Monitor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme