Komisari evropian shprehu shpresën se udhëheqësit do të tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik për të arritur një treg funksional rajonal vitin e ardhshëm.
Komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, pret një marrëveshje politike mes kryeministrave të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në formimin e një tregu ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor në takimin që do të realizohet në qytetin italian të Triestes, më 12 korrik, raportojnë mediat e Shkupit.
Duke folur me një grup gazetarësh në Bruksel, Han tha se qëllimi i kësaj zone të propozuar rishtas ekonomike rajonale është për të lejuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, por edhe të ketë njohjen e ndërsjellë të certifikatave. Gjithashtu në Trieste do të organizojmë “një treg më të integruar dixhital, për shembull, kur është fjala për uljen e tarifave të romingut”, thekson Hahn, përcjell albinfo.ch.
Komisari evropian shprehu shpresën se udhëheqësit do të tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik për të arritur një treg funksional rajonal vitin e ardhshëm.
Kjo ide u vu për herë të parë në tryezë në një takim të liderëve të gjashtë vendeve në mars në Sarajevë. Ajo u prit me një reagim nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilët kanë frikë se tregu i Ballkanit Perëndimor do të zvogëlojë shanset e vendeve që një ditë t’i bashkohen tregut të vetëm të BE-së.