Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 18:00 mitingun e fitores të zgjedhjeve të 25 prillit, nga Sheshi “Skënderbej” në Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ftoi skuadrën kampione të patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve për përqafimin e fitores.
“Sot në 18.00, në sheshin “Skënderbej”, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, tha Rama.
Ndërkohë që janë numëruar 4,745 qendra votimi nga 5199 në gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 48.61 për qind të votave.