Partia Socialiste sllovene kërkon të tërhiqet njohja e Kosovës

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Parta Socialiste e Sllovenisë ka kërkuar nga Presidenti dhe Qeveria sllovene që të heqë dorë nga njohja e Pavarësisë së Kosovë, raporton b92.

Kjo parti thotë se Lubjana zyrtare duhet ta mbrojë integritetin territorial të Serbisë.

Letra e kësaj partie thekson se Sllovenia ka bërë një gabim të madh që në vitin 2008 e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është një pjesë integrale dhe e pandashme e Serbisë, siç thotë edhe në Rezolutën 1244 të OKB-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare Kosova nuk kishte drejtë të shpallte pavarësinë dhe pas 10 vjet është edhe më e dukshme që Kosova është një instrument perëndimor” thuhet në letrën e kësaj partie.

Sipas Partisë Socialiste Sllovene në Kosovë, baza amerikane Bondstil ngre mosbesim në kufirin jugor të Serbisë dhe Kosovës dhe kjo praktikë është në shënjestër të Serbisë, Rusisë, Sllovenisë dhe Evropës.

“Europa është një kazermë, Ballkani është dotonator dhe me përshkallëzimin aktual të situatës bëhet shumë e rrezikshme edhe për qytetarët e Republikës së Sllovenisë, kështu që Perëndimi duhet të japë një sinjal të qartë se ne nuk do të zhytemi në politikën e saj”, thuhet në letër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme