Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate kanë folur në një konferencë për media rreth kërkesave që kanë pasur për kryeministrin Ramush Haradinaj, në këmbim të votimit të projekt-buxhetit për vitin 2019.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se ata mes pozitës dhe opozitës qëndruan në opozitë, por sipas tij, në zgjedhjen ndërmjet Listës Serbe dhe partive në pushtet, ata zgjodhën këta të fundit, raporton Ekonomia Online.
“Nëse më thua me zgjedh në mes partive opozitare dhe ato në pozitë unë menjëherë zgjedh opozitën, por nëse jam për të zgjidh partitë në pushtet dhe në mes Listës Serbe ne do vendosim për partitë në pushtet. PSD ka një vit që ka ofertë nga qeveria më marr pjesë ne Qeveri, kemi ofertë dhe ajo ka qenë regjeneroze ne ju kemi thënë jo për shumë arsye sepse brenda këtij koalicioni qeverisës ndodhët edhe PDK, në konsiderojmë se në çdo vend demokratik ka nevojë për një cikël që bën ndryshime demokratike në vend. Ne nuk jemi dakord të jemi pjesë e qeverisë ku është edhe PDK pa qenë një herë në opozitë”, tha Molliqaj.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentarë të PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se kanë kushtëzuar votën për ndarje buxhetore me arsyetimin se ato kërkesa kanë efekt të madh në shoqëri e në përgjithësi në të ardhmen për politik-bërjen në Kosovë.
Sipas tij, politika dhe politik bërja të shihet në frymën e korrigjimit të gabimeve e mendësisë të ndarjes së buxhetit.
“Ne me 5 kushtet jemi mundu një pjesë të madhe e të riorientojmë që prekin shumën prej 500 milionë euro. Ligji për paga është më rëndësi të vij në Kuvendi për lexim të dytë para se të lexohet buxheti në lexim te dytë. Këtë tren ta ndaluar ne me një hap fillestar që ligji për paga dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të dinjitetshme”, tha Sejdiu.
Sejdiu bëri të ditur se kabineti qeveritarë do të procedojë përpara Ligjin për Dialogun në Kuvend.
“Ligji për dialog ky proces i kthehet në duar të Kuvend dhe sot në mbledhje, Qeveria do procedohet përpara ligji për dialog në Kuvend dhe do bëhet para leximit të dytë të projekt buxhetit. Dialogun ta kthejmë në Kuvend dhe Kuvendi të jetë hisedari kryesor ne vendimet e dialogut”, u shpreh Sejdiu, raporton EO.
Sipas shefit të deputetëve të PSD-së, paraja publike duhet të kursehet dhe të mos keqpërdoret Ligji për Qeverinë, duke emëruar partiak, sipas tij, emërimet e shumë zëvendësministrave.
Sa i përket kërkesës për ndërrimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Sejdiu tha se me këtë duhet të funksionalizohet kjo ministri.
“Funksionalizimi i Ministrisë së Bujqësisë i ndihmon Kosovës, betejën për zvogëlimin e importit dhe ngritjen e kapaciteteve në eksport ta fillojmë duke funksionalizuar Ministrinë e Bujqësisë nënkupton dhe kjo përfshirë zëvendësimin e ministrit aktual. Pesë kushtet tona apo pazaret siç po duan të i quajnë disa, janë pazare që i kursejnë vendit miliona euro dhe e shpëtojnë bujqësinë nga dora e një ministri që asgjë nuk ka bërë këtë vit”, tha Sejdiu.
Ndërsa deputeti, Dardan Molliqaj, politika dhe angazhimi nënkuptojnë shtytjen e bindjeve të programeve, në cilindo pozicion që je.
“Buxheti i Kosovës mund të kaloj edhe pa votën e PSD-së, ligji për buxhetin nuk kërkon shumicën e kualifikuar, nuk kërkon 61 vota, me 61 deputetë në seancë me 31 për buxheti kalon, ne kemi vendos me kaluar për shkak të kërkesave që kemi pas dhe janë me rëndësi me qenë për këtë buxhet dhe një dallim substancial me partitë ai është raporti me listën serbe. Ne nuk jemi dakord që buxheti me u var dhe kushtëzuar nga një subjekt politik që janë instrument i Vuciqit në Kosovë”, tha Molliqaj.
Sa i përket publikimeve të bisedës së tij në media, Molliqaj e cilësoi si drejtë e mediav për publikime, sipas tij, nuk ka asgjë të fshehur.