Partia Socialdemokrate kanë shpërndarë ftesa deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në protestën që do të organizohet më 29 janar të këtij viti, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teut Rrusta, tha se ftesa për deputetët e opozitës ka qenë për t’u bashkangjitur në protestën që do të mbahet me 29 janar.
“Ne sot kemi dorëzua tek secili deputet i partisë opozitare nga një ftesë me një letër shpjeguese për te marrë pjesë në protestën e 29 janarit. Deputeti i opozitës sot në ditë krize të energjisë e ka rolon dhe përgjegjësinë shumë me të madhe se sa në momente të zakonshme”, ka thënë ajo.