Pas raportimit se një i akuzuar për dhunim të një të miture është dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim, ka Partia Socialdemokrate.
PSD-ja përmes një njoftimi për medie ka shkruar se vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë është në thelb seksit.
Në njoftimi thuhet se “Gjykata nuk po mbronë, organizimi feminist po”.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Pejë ka marrë një vendim në thelb seksist. Gjyqtarja Florije Zatriqi ka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim personin i cili ka përdhunuar një vajzë të mitur. Kodi Penal është i qartë në këtë pikë. Aty parashihet dënimi nga 5 deri në 20 vite burim në rast të veprës së përdhunimit të një të miture/i.
8 muaj dënim për përdhunim janë tallje me viktimën dhe konfirmim që dhuna patriarkale është e institucionalizuar. Rrethanat lehtësuese që gjykata i ka marrë si arsyetime, nuk kane asnjë kuptim në uljen drastike të dënimit. Trajtimi i padrejtë i rasteve që kanë karakter gjinor është duke u përsëritur sistematikisht. Përsëritja është rregull që sundon kur nuk ka ngjarje shoqërore që e ndërprejnë atë rend të gjërave.
Në anën tjetër, ligjet si të tilla nuk vlejnë, sado që flitet për aspektin përparimtar të tyre. Sistemi nuk përbëhet vetëm nga rregullat e shkruara strikt, por edhe nga ata/ato që e ushtrojnë pushtetin mbi ato rregulla e përmes tyre. Gjyqtari drejt vendimit meritor mbledhe fakte e shikon procedurë, për ta dhënë në fund vlerësimin e gjykimin e tij mbi rastin. Ai e ka gjithnjë një shkallë të vlerësimit autonom dhe vendosjes sipas bindjes. Ky është momenti dhe këtu është hapësira ku gërshetohen dhuna e provave materiale me patriarkalizmin e normalizuar sepse të rrënjosur thellë në mendësinë shoqërore. Thjesht gjyqtari mund të jetë seksist e patriarkal.
Por investimi vetëm në ligje ka lënë në harresë faktin që jo çdo gjë adresohet vetëm përmes ligjit. Pse këto raste ndodhin dhe janë të shpeshta, përkundër këtyre ligjeve në fuqi, tregojnë për mentalitetin shoqëror i cili dominon në gjykata dhe mbi to. Gjykimi për këto raste ndodhë ende pa mbërritur rasti në sallën e gjykatës. Në një kuptim, procedura gjyqësore dhe vendimet e saj marrin në shqyrtim, në formë të pa thënë, subjektin grua në tërësinë e saj. Ajo gjykohet në qenien e saj, ku faji është i kalkuluar pa u shkruar në mënyrë eksplicite. Norma e ka të brendashkruar fajin. Prandaj 8 muaj burgim janë të mundura.
Gjykata nuk na mbronë, e as ligji. Organizimi feminist dhe projekti politik po.