Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim me presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.
Kuçi përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar një deklaratë të tash Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e kishte dhënë në vitin 2016-të.
Atëherë Haxhiu e kishte sulmuar ish-kreun e PSD-së Shpend Ahmetin që ishte takuar me Thaçin.
„Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin. Nuk është dashur assesi t’ia shtrijë dorën një krimineli. Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, citon Kuçi të ketë thënë Haxhiu.