Partia Socialdemokrate (PSD) e cila deri më sot ishe në koalicion parazgjedhor me PAN-in, është larguar nga ky koalicion, sapo drejtimin e partisë e ka marrë Shpend Ahmeti.
Lajmin për dalje nga koalicioni me PAN-in, e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Partisë Socialdemokrate në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë i Partisë Socialdemokrate:
“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”.