Takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar rreth harmonizimit të qëndrimeve për rezolutë rreth dialogut Kosovë-Serbi ka mbledhur krerët e koalicionit e dy parti opozitare, raporton EO.
Në këtë takim që ka nisur pak më parë, po marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, si dhe më vonë takimit i janë bashkuar edhe partitë opozitare, PSD dhe Alternativa.
LDK-ja dhe VV-ja kanë arsyetuar mospjesëmarrjen në këtë takim. Nga VV-ja kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takime të tilla pasi rezoluta e tillë veç do ta legjitimonte aventurën personale të Hashim Thaçit.
LDK-ja përmes një komunikate ka sqaruar është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve. Kurse qëndrimi i PSD-së ka mbetur i paqartë për këtë çështje.
Përderisa rezoluta për dialogun me Serbinë e propozuar nga Veseli e që ka marrë edhe bekimin e anëtarëve të tjerë të Qeverisë përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog.