Partia Socialdemokrate ka ftuar gratë t’i bashkohen në agjendën e kësaj partie për barazi gjinore.
Në një konferencë të PSD-së, anëtarët e saj thanë se komunat ku udhëheqë kjo parti janë më shumë se 50 për qind, drejtoritë udhëhiqen nga gratë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se PSD-ja ka të arritura në fushën e barazisë gjinore. Sipas tij, duhet t’i epet përgjegjësi grave në vendimmarrje.
“Ky takim ka te bëjë me agjendën e PSD-së për barazi gjinore. Ne kemi nevoje me e demokratizuar shoqërinë dhe konsiderohen se është me rëndësi qe t’i jepim përgjegjësi sa me shume grave ne vendimmarrje edhe me e binde një pjese te shoqërisë dhe me i bindë shoqërinë qe mendojnë se gratë nuk janë te barabarte me burra. Po dua me nda me juve sot se Komunës e Prishtinës, 7 nga 16% ka me qene te udhëhequra prej grave gjithashtu edhe Komuna e Kamenicës 54% udhëhiqen nga gratë. Kjo do të ndihmojnë në emancipim”, tha Kastrati.
Ndërsa, Teutë Rrusta, anëtare e Kryesisë së PSD-së, tha se partia që ajo bën pjesë ka rregulla në barazinë gjinore duke i zgjedhur 50 me 50 udhëheqësit e drejtorive. Ajo tha se PSD-ja dallon nga partitë e tjera.
“Kemi vërejtur se nëse i lihet spontaniteti barazisë gjinore ajo do të popullohet nga burrat. Ne kemi mbajtur diskutimin dje kemi ardhur në përfundim qe barazia gjinore është parakusht për barazi sociale brenda ne shoqëri edhe në parti. 45% gra ne Prishtinë, Kamenicë 54. Përveç AAK-së, partitë tjera nuk kanë fare kuote, 30% ka AAK, ndërsa PSD-ja ka rregulla 50:50 për herë të parë. Ftoj te gjitha gratë , vajzat te bashkohen ne agjendën tonë për barazi gjinore”, tha ajo.