Partia Socialdemokrate ka mbajtur aktivitet pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen tri pikëshe të arritur në Bruksel për targat e automjeteve nga Serbia.
Aktivistët e PSD-së kanë vendosur stikersa në veturat zyrtare të Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Po ashtu, aktivistët kanë shkruar në veturat zyrtare “KM”.
Zgjim Hyseni, nga kjo parti, tha se marrëveshja e djeshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat është kthim prapa për vendin.
Sipas tij, bazuar në këtë marrëveshje, vendin e presin ujdinë edhe më të dëmshme, ngase siç thotë ai Qeveria veprimet që më herët i ka konsideruar kriminale po i ndërmerr tash vet.
“Marrëveshja për targat e nënshkruar dje është kthim mbrapa. Paramendoni Kosova po diskuton për targat e jo më për marrëveshjen finale, e kjo marrëveshje për targat është logjikë e asociacionit ku kriterin e ka etnik e territorial. Pra në Kosovë në bazë të etnisë kemi targa KM dhe ato RKS, pra në një anë Qeveria i quan ilegale këto targa, por në anën tjetër e ka pranuar marrëveshjen”.
“Çka është më shqetësuese janë ngjarjet në ditët në vijim dhe çka na pret është edhe miratimi i marrëveshjeve të tjera. Ideja e aksionit të sotëm është edhe për mënyrat e problematikat se si janë trajtuar Njësia Speciale dhe barrikadat që vet kryeministri i kanë quajtur kriminel e në të njëjtën kohë Kosova ka pranuar vendimmarrjen mbi dorëheqjen ose jo të njësive të veta policore”.
Tri pikat e marrëveshjes për targat që u arrit të enjten në Bruksel:
2. Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
3. Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.