Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thirrur protestë me moton “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton Ekonomia Online.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë mbledhur numër madh i qytetarëve, që do të marshojnë deri të Qeveria dhe Kuvendi.
Protestuesit në pankarta mbanin emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së. Faton Klinaku, u.d. kryetari i OVL-UÇK-së, i shoqëruar nga kolegët e tij, kanë marrë pjesë në protestë.
Përderisa në shesh janë parë edhe zyrtarë policorë që po e montojnë situatën.
Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.