Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion tek oborri i Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit kanë shkruar “edhe asi, edhe ksi”.
Ky aksion i PSD-së vjen pasi kryeparlamentari Konjufca pat deklaruar se nuk do të lejohet kurrfarë Asociaoni të komunave me shumicë serbe, as me kompetenca ekzekutive, as pa kompetenca. “As asi, as kësi” qe përgjigjur ai, në pyetjen e gazetarit.
“Ky është Glauku i shpërfytyruar. ‘Edhe ksi edhe asi’: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, thuhet tutje në postimin e tij.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha mbrëmë se marrëveshja e Ohrit përmban themelimin e Asociacionit, konkretisht tek neni 10, kur parashihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.