Partia Socialdemokrate përmes një letre publike ka thënë se në QKUK mungojnë shërbimet më bazike për shkak të mungesës së barnave, shkruan EkonomiaOnline.
Komunikata e plotë:
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vazhdimësi flet sesi mjekësia në Kosovë ka përjetuar ndryshime radikale, e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të marrin shërbimet më bazike për shkak të mungesës së barnave. Madje, janë shtyer edhe disa operacione si pasojë e mungesës së medikamentit për dhimbje.
Flitet për autostrada milionëshe nga qeveria e Kosovës, por gjendja në QKUK mbetet alarmante. Jeta e qytetarëve është në rrezik të përditshëm, derisa zyrtarët qeveritar mjekohen nëpër spital private.