Partia Socialdemokrate pret që edhe kërkesa e fundit e kësaj partie kundrejt ekzekutivit të përmbushet e që është Ligji për Qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, bëri të ditur se nga Qeveria kanë marrë zotimin se ligji do të kaloj së shpejti.
Sipas saj, Qeveria obligohet ta kryej premtimin që ta zvogëlon numrin i zëvendësministrave deri në mars të këtij viti.
“Pas shkarkimit të ish ministrit Rikallo, i cili i hapë rrugë Ministrisë së Bujqësisë edhe kërkesat tjerë janë realizuar tashmë. Ndonëse në këto 3 ligje, ligji për administratën shtetërore, ligji për pagat dhe zyrtarët publik kemi vërejtje në përmbajtjen e tyre megjithatë arritëm të i realizojmë. Përmes këtyre ligjeve për herë të parë në Kosovë vendoset rendi. Një kaos i ngjashëm ekziston është në sektorin e pensioneve”, tha Pantina.
Sipas Pantinës tashmë nuk do ketë mundësi që secili bartës i dialogu të veprojë krye në veti.
“Dialogu me Serbinë është një proces që e ka përcjell Republikën e Kosovës gati prej se është e pavarur. Serbia dhe rreziku nga ajo janë shënjuesit kryesor të politikës në Kosovë. Skena politike në Kosovë është e dallueshme sa i përket pozicionit të partive politikë kundrejt dialogut. Më së paku në mars qeveria obligohet ta sjellë ligjin për qeveri në Kuvend. Nuk do jetë më numri i madh i zv.ministrave. Ligji për dialogun synon të vë një rend më procesin e pjesëmarrjes në dialog që nënkupton që secili institucion dhe ekipi do jetë i sanksionuar dhe rregulluar me ligj. Nuk do ketë mundësi që çdo bartës i dialogut të shkojë secili krye në veti”, shtoi Pantina, raporton Ekonomia Online.
Pantina tha se PSD-ja është e gatshme të bashkërendohet më LVV-në dhe LDK-në për rrëzimin e Qeverisë.
“Kurdo që ka nevojë ne kemi zgjedhur një mundësi tjetër në vend që më vazhdimësi të ankohemi, të ndikojmë sa më shumë që është e mundur që besimet që i konsiderojmë të dëmshme të i ndalojmë, dhe vendimet në të mirë të i shtyjmë përpara sikur 3 ligjet që kaluan më seancën e kaluar”, tha Pantina.