Partia Socialdemokrate ka thirrur konferencë për medie, në orën 14:00, në zyret e kësaj partie.
Arsyeja e kësaj konference është marrëveshja e dakorduar në Ohër, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sot, me datën 19 mars (e diel), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë për media në lidhje me marrëveshjen e dakorduar në Ohër.
Konferenca do të mbahet në zyrën qendrore të PSD-së ( Rr. Bajram Kelmendi, Nr.68)
Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhej në njoftim.