Albin Kurti luan me kukulla!
- Çkado që bën Albin Kurti i nervozon amerikanët.
Dhe, amerikanët, ende pa u pajtuar me Albin Kurtin, zhgënjehen nga fillimi me të, të befasuar, si herën e parë.
- Pra, bëhet fjalë për një
zhgënjim magjik, pa mbamendje.
- E zhgënjmi ndodh një
herë, e jo që e bën veten Amerika që Albin Kurti ta zhgënjejë kah të
rrotullohet.
- Të zhgënjesh amerikanët, s’ka më kollaj – mjafton të mendosh, ti halli yt shkon në Veri, pa marr leje.
- Në zhgënjimin më të Ri të Amerikës e zbulon një të vërtetë të Re:
për bankat ilegale dhe kriminalitetin në Veriun e Kosovës, sipas amerikanëve të zhgënjyer, duhet të merresh vesh me Serbinë, në dialog.
- Pra, çdo gjë në Veri varet nga Serbia.
- Zhgënjimit amerikan menjëherëmiu bashkëngjit edhe BE edhe KFOR-i.
Pra, krejt bota kërkon padrejtësi në Veri, sepse krejt bota janë kundër mbylljes së Institucioneve ilegale serbe në Veri.
- Dhe, Albin Kurti është kundër krejt botës.
I pafuqishëm, me shpenzimet e Amerikës po e zhgënjen Amerikën, paramendoje se çfarë do të ndodhte sikur të ishte i pavarur.
- Çka mendon Albin Kurti që nuk i përfill vërejtjet e kërkesat e perëndimit kur në Veri vepron njëanshmëm, pa u kordinuar me ta?
- Dëshiron t’u lë përshtypje shqiptarëve , duke e mbyllur një bankë ilegale serbe paradite, për t’u rihapur e njëjta, në formë tjetër, pasdite!
- Pse Albin Kurti e zhgënjen Amerikën, me vetëdije?
- Sepse ka të drejtë dhe shpreson se veprimet e tij të drejta një ditë nuk do të gjykohen nga perëndimi, sepse ua merr adutin atyre, duke i luftuar bandat ilegale serbe, e pastaj s’kanë ata se si të thonë ata ‘mos e luffo krimin’.
- Por ja që po thonë: ‘mos e lufto krimin’. Por, merru vesh me kriminelët!
- Pse Albin Kurti e provokon Amerikën?
Sepse është i flaktë për drejtësi?
- Apo….Sepse i duhen votat e ‘injorantëve’ që mendojnë se Kosova mbijeton pa Amerikën!
– Albin Kurti kujton se votuesit e tij janë ushtria e tij kundër gjithkujt që e kundërshton atë.
Ama, fansat janë ‘të poshtër’, s’kanë rahmet, një herë kur nuk u pëlqen, t’i shajnë të gjallët e të vdekurit.
– Ata presin t’i bësh të ‘lumtur’ e jo që ata të ‘luftojnë’ me perëndimin për lumturinë tënde.
Askush, asnjë votues nuk mërzitet për ty. Sepse, të kanë zgjedhur ty t’ua heqësh atyre mërzinë.
- Votuesit nuk janë ushtri që të mbrojnë ty nga perëndimi, sepse ata vet kanë ikur prej teje e jetojnë në perëndim.
Dhe ende të duan ty për kryeministër, sepse s’kanë punë me ty.
– Albin Kurti ka të drejtë ta mbyll bankën ilegale në Veri, por nuk mjafton vetëm të kesh të drejtë, duhet të kesh të drejtë në kohën e duhur.
- Pse?
Pse ti vazhdimish bën diçka që i vjen mërzi Amerikës dhe për këtë Amerika të ka kritikuar disa herë…edhe në OKB.
- Pse bën diçka që e di se do të dështosh?
- Pse e mbron Kosovën nga Amerika?
Edhe nëse janë ‘disa Amerika’ dhe ti po e mbron Kosovën nga njëra prek tyre, prap nuk bën…se humb…
- Është çmenduria më e madhe ta mbrosh Kosovën nga ushtria që e ruan Kosovën!
Mos.
- Sa herë lexoj për problemet e Albin Kurtit me Amerikën, më kujtohet Frojdi.
Një herë kish pas shkuar në Amerikë për ta urryer Amerikln tërë jetën…Ndoshta se në Niagara s’ka gjetur WC publike…Kush di gjë.
- Albin Kurti nuk e kupton se pse amerikanët janë kaq anti- intelektualë!
P.S. Serbët e kanë një këngë popullore që më së miri ia tregon vendin Amerikës: ‘Veç një metër e katundit tim është sa krejt Amerika’.