Sidomos nëse i dëgjoni që në mëngjes…
Shumica nga ne e kemi përjetuar sindromën e këngës së fundit: futemi në veturë, e ndezim radion dhe i dëgjojmë të njëjtat këngë për një orë. Por, papritmas e shohim se kemi përfunduar duke e pëshpëritur melodinë e një kënge. Pra, çfarë i bën disa këngë më të lehta për të ngecur në mendjen tuaj sesa të tjerat?
Hulumtuesit e Universitetit Durham tregojnë se disa këngë kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me ne duke u bazuar në përmbajtjen e tyre melodike.
Rreth 90 për qind e njerëzve e përjetojnë këtë dukuri të paktën një herë në javë – disa më shpesh se të tjerët – por zakonisht ndodh kur truri nuk është aq i aktivizuar, siç mund të jetë rasti kur jeni duke bërë dush, duke ecur apo duke i kryer punët e shtëpisë.