Nuk ka rëndësi se sa vonë ju punoni në zyrë, menaxheri dhe shefi juaj do të vlerësojë atë më të hershmin që ka filluar punën. Ky është studimi i fundit i përfunduar nga Universiteti i Washingtonit, transmeton Ekonomia Online.
Hulumtuesit kryen një eksperiment më 149 çifte të mbikëqyrësve dhe të punësuarve. Menaxherët vlerësuan gjithë orët e punës duke marrë çdo gjë në konsideratë për secilin pjesëmarrës.
Ndërkaq si përfundim i këtij studimi doli të jetë se mbikëqyrësit perceptuan punonjësit e vonshëm të zyrës, si punëtor më pak të ndërgjegjshëm.
Këto perceptime nuk sjellin aspak ndryshime edhe nëse punëtorët e vonshëm punojnë në numër të njëjtë të orëve sikurse të tjerët.
Sipas studimit edhe punëtorët duhet të krijojnë stilin e veçantë të tyre të punës.
Mbikëqyrësit gjatë këtij hulumtimi asnjëherë nuk menduan negativisht për punëtorët që startonin punën e tyre në zyrë për të paktën 15 minuta më herët madje punëtorët e hershëm i konsiderojnë si tejet pozitivë.