Pse duhet pirë një gotë ujë para gjumit

Prishtinë | 26 Tet 2024 | 18:36 | Nga

Pirja e ujit të mjaftueshëm gjatë ditës na sjell përfitime të mëdha për shëndetin tonë. Ajo na mban të shëndetshëm, na hidraton sa duhet dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së akneve. Zbuloni se çfarë do të thotë për shëndetin tonë një gotë ujë para gjumit.

Uji përmban shumë minerale të vlefshme dhe ushqyes të cilët për organizmin tonë janë të nevojshëm për të funksionuar si duhet. Pirja e ujit para gjumit është një nga mënyrat më të mira për ta ndihmuar trupin që t’i ruajë të gjitha vetitë shëruese nga uji të cilat na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe të fortë.

Hidratimi – Me një gotë ujë para gjumit i kompensoni të gjitha lëngjet e humbura gjatë ditës. Duke marrë parasysh që trupi ynë kryesisht përbëhet nga uji, hidratimi i mjaftueshëm ka një rëndësi të madhe. Meqë derisa flemë nuk kemi nevojë për shumë lëngje, një gotë ujë para gjumit do ta mbajë nivelin e lëngjeve në organizëm në nivel të kënaqshëm deri në mëngjes.

Djegia e kalorive – Uji është një ilaç natyral për djegien e kalorive dhe me siguri keni dëgjuar që pirja e ujit të ftohtë gjatë ditës ndihmon në humbje të peshës.

Megjithatë, kjo nuk është edhe aq efektive tek të gjithë njerëzit. Kur pini ujë shumë të ftohtë ju duhet dy herë më shumë kohë për t’u ngrohur, për ta përshpejtuar metabolizmin dhe për t’i djegur kaloritë. Në qoftë se pini ujë para gjumit, trupi juaj do të përpiqet shumë më shumë që të ngrohet dhe ta përshpejtojë metabolizmin, dhe duke qenë që gjatë natës ne nuk konsumojmë kalori shtesë, do të digjen ato që tashmë ekzistojnë në trup.

Gjumi më i mirë – Kur pimë ujë, ne në mënyrë natyrale ekuilibrohemi me vitamina, minerale dhe ushqyes në organizëm, gjë që u ndihmon të gjitha funksioneve tona të punojnë si duhet. Në qoftë se pini ujë para gjumit, hormonet tuaja, nivelet e energjisë, muskujt dhe nyjat vijnë në ekuilibër. Kjo na ndihmon të çlodhemi dhe në mëngjes të ndihemi të çlodhur dhe të ripërtërirë. Gjatë gjumit, uji ka kohë për të arritur në të gjitha pjesët e trupit tuaj.

Detoksifikimi – Një nga përfitimet më të mira të ujit është gjithsesi fakti se ai është një pastrues natyror i trupit tonë. Trupi i është ekspozuar gjatë ditës shumë substancave toksike, qoftë përmes ushqimit, mjedisit dhe shumë elementeve të tjera. Nëse e pastrojmë rregullisht organizmin tonë, ne e ndihmojmë atë të funksionojë më mirë.

Në qoftë se e pini vetëm një gotë ujë para gjumit, do ta përshpejtoni procesin natyror të detoksifikimit, ndërsa nga kjo do të përfitojë sistemi juaj i tretjes, muskujt, dhe madje edhe lëkura. Do të ndiheni më mirë, do të humbni më shpejt peshë dhe do të keni më shumë energji gjatë ditës.

Kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
-2 gota ujë pas zgjimit ndihmojnë në një aktivitet më të mirë të organeve të brendshme.
-Një gotë me ujë 30 minuta para ngrënies ndihmon në tretje më të mirë.
– Një gotë ujë para dushit ndihmon në presionin e ulët të gjakut.
-Një gotë ujë para gjumit (përveç asaj që u theksua më lart) ul rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme