Kikirikët njihen që kanë shumë kalori por edhe yndyrë.
Por, studimet tregojnë se kikrikët dhe gjalpi i tyre mund të ulin kolesterolin dhe trigliceridet pa shtuar peshë fare.
Gjithashtu ata ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, transmeton Klan Kosova.
Hulumtimet tregojnë se duke ngrënë gjalpë kikiriku ose vetëm kikirikë mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit gjatë ditës.
Kikirikët mund t’i hani edhe në vend të darkës pasi kanë mjaftushëm kalori.
Por, ka edhe arsye tjera pse duhet t’i hani:
Trup me më pak dhjamë
Ngrënësit e kikirikëve dhe gjalpit të tyre kanë një trup me më pak dhjamë edhe pse ata hanë më shumë kalori.
Yndyrnat e mira
Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës dhe janë të mbushur me vlera ushqyese dhe yndyrë të mirë.
Rritin fuqinë e memories
Kikirikët janë ushqimi i trurit.
Janë lëndë ushqyese mbrojtëse
Duke i hapur gëzhojat e kikirikit zbuloni një pako ushqyese me ushqim mbrojtës të natyrshëm. Kikirikët ofrojnë komponente unike bioaktive që veprojnë si antioksidantë dhe janë treguar si parandalues të sëmundjeve.