“Jam shumë i lodhur”, është thënia më e përdorur këto ditë, së bashku me “Jam shumë i zënë” të cilën e kam shkruar disa javë më parë.
“Jam shumë i lodhur” del nga goja ime të paktën një herë në ditë, nëse jo më shumë…në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje.
“Jam shumë i lodhur” është bërë një mënyrë jetese, një gjendje normale dhe një normë e vazhdueshme për shumicën prej nesh.
“Jam shumë i lodhur” është shpesh përgjigja e “Si je”?
Por nëse tregohem i sinqertë, unë bëj një sasi të duhur të gjumit. Dhe bëj ushtrime çdo ditë. Dhe gjithashtu ha mirë, për dikë i cili punon dhe udhëton në një orar të çmendur çdo javë. Unë e menaxhoj shumë mirë jetën time.
Pra pse jam kaq i lodhur gjatë gjithë kohës? Pse jemi kaq të lodhur të gjithë? Pse “lodhja” është bërë status kuo për shumicën prej nesh?
Një përgjigje e thjeshtë, të paktën në librin tim: ne jemi të mbi stimuluar. Ne jemi të lodhur sepse jemi gjithmonë në dispozicion. Ne jemi gjithmonë në gjendje aktive dhe na lodh të gjithëve. Butoni ynë është gjithmonë i ndezur dhe bëhet e lodhshme.
Zingjirët tonë të emaileve dhe mediat sociale nuk ndalojnë asnjëherë, dhe ne kemi nevojë të pandalshme për t’ia dalë me të gjitha. Sa prej jush jeni zgjuar në gjysmë të natës për të pirë ujë dhe keni përfunduar duke kontrolluar telefonin tuaj? Ndjehem fajtor për shkak të kësaj. Dhe pastaj e pyesim veten se pse jemi kaq të lodhur.
Pra si të dalim nga kjo? Sigurisht, të flemë më shumë, të bëjmë ushtrime në baza të rregullta dhe definitivisht të ushqehemi mirë. Kujdesi i duhur do ju mbajë të pushuar fizikisht dhe të gatshëm për t’u përballur me çdo ditë. Ky është një fakt.
Në terme të pushimit mendor dhe gatishmërisë, provoni të ushtroni fokusin. Bëni një gjë në kohë, dhe përfundojeni mirë që t’a largoni nga lista juaj e gjatë dhe e lodhshme. Vendosni intervale të rregullta mënjanë gjatë ditës për të kontrolluar emailet, për të paguar faturat dhe për t’i monitoruar rrjetet sociale. Por mos provoni ta bëni gjatë gjithë ditës dhe vazhdimisht. Vetëm do të dërrmoheni nëse provoni t’ia dilni me të gjitha dhe të përfundoni gjërat e listës tuaj në të njëjtën kohë. Bëjeni një listë të prioriteteve ditore të gjërave që dëshironi t’i përmbushni atë ditë dhe provoni t’i përmbaheni asaj liste. Mos provoni të nisni gjithçka njëherazi…filloni një gjë në kohë dhe pastaj përfundojeni atë. Pastaj kaloni tek tjetra. Bëni pushime për të folur me shokët dhe kthehuni sërish.
Kjo do ju mbrojë nga lodhja gjatë ditës.
Kjo në fakt do të mbajë mendjen tuaj të fokusuar në atë që keni para jush, por gjithashtu të freskët për të përfunduar nga një detyrë në kohë. Pastaj, në fund të ditës, ju nuk do të jeni aq të lodhur mendërisht sepse keni përdorur energjinë tuaj në mënyrë të zgjuar.
Pastaj ai gjumë i mirë gjatë natës do ju rimbushë për të vazhduar sërish ditën tjetër.
Tingëllon mirë? Për mua po…Duhet të shfrytëzoj këshillën time.