Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë parë së bashku duke u larguar nga restoranti ku kishin darkuar së bashku, dy herë brenda dy javëve të fundit.
Kjo gjë ndoshta nuk është një gjë e jashtëzakonshme për çiftet, por në fakt, për Foxx dhe Holmes është diçka shumë e rrallë.
“Katie dhe Jamie janë shumë të kujdesshëm që të mos fotografohen së bashku. Të gjithë tashmë e dinë se ata janë në lidhje dashurie por ata duan që kjo gjë të mbetet private”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën People.
Kështu, ata duket se kanë një pakt – që të largohen nga restoranti ose vende të tjera publike veç e veç, transmeton Klan Kosova.
Pasi ishin parë për herë të parë duke vallëzuar së bashku në Hamptons në vitin 2013 – një vit pasi aktorja ishte ndarë nga Tom Cruise pas gjashtë vjetësh martesë – 50 vjeçari Foxx dhe 39 vjeçarja Holmes ishin të vendosur që të qëndronin larg qendrës së vëmendjes dhe “syrit” të mediave.
Kur një nga paparacët realizoi një fotografi të rrallë të çiftit së bashku, duke ecur dorë për dore në plazhin e Malibu në muajin shtator, ata u bënë edhe më të kujdesshëm.
“Pas fotografive në plazh, ata kalonin më shumë kohë në shtëpi dhe ishin jashtëzakonisht të kujdesshëm. Por këtë vit, ata kanë ndryshuar pak në raport me vëmendjen nga mediat. Ata tashmë kanë nisur të dalin më shpesh në publik bashkë, shpesh herë edhe me miq”, ka përfunduar ky burim.