Ju keni nevojë për 30 minuta në ditë, minimumi. Pra, pse po e lexoni këtë? Dilni jashtë dhe ecni!
Të jesh ndërmarrës kërkon përpjekje dhe kohë domethënëse. Përderisa nuk ka ndonjë ‘’standard’’ për orarin e ndërmarrësisë, shumë pronarë të bizneseve përfundojnë duke punuar 60 orë në javë ose më shumë. Dukshëm, kjo lë pak hapësirë për vetë-kujdes si ushtrime fizike.
Mirëpo, është vitale për shëndetin fizik dhe mendor të ndërmarrësve të bëjnë ushtrime vazhdimisht, pavarësisht kufizimeve praktike.
Ekonomia Online ju sjell disa arsye pse është kështu:
Ushtrimet fizike janë të mira për ju, kjo pranohet nga të gjithë
- Ushtrimet ju bëjnë më produktivë për shtytje afat-shkurtër ( falë endorfinës dhe adrenalinës) dhe përmirësim psikologjik afat-gjatë ( falë një ndryshimi kimik në trurin tuaj).
- Shëndeti fizik. Ushtrimet ju ndihmojnë të mënjanoni disa probleme shëndetësore, nga diabeti në sëmundjet e zemrës, dhe zvogëlon numrin e ditëve kur merrni pushim nga sëmundjet çdo vit. Me problemet shëndetësore të punonjësve të cilat iu kushtojnë bizneseve më shumë se 225 milardë dollarë në vit të produktivitetit të humbur, kjo është diçka të cilën nuk mund t’a injoroni, qoftë për ju ose për punonjësit tuaj.
- Shëndeti mendor. Ushtrimet gjithashtu ju ndihmojnë të zvogëloni apo të parandaloni problemet e shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi, dhe ju japin mundësi të flini më mirë, duke përmirësuar produktivitetin tuaj edhe më tutje.
- Mundësi shoqërore. Ata të cilët bëjnë ushtrime kanë tendenca të hasin në njëri tjetrin shpesh, qoftë në rrugë, palestër ose gjatë aktiviteteve në klubin e biçikletave. Kjo i bën ushtrimet një mundësi për lidhje.
Mesazhi? Pa ushtrime, edhe performanca edhe biznesi juaj vuajnë, në shumë mënyra.
Strategji për ushtrime të rregullta
Nëse, duke e lexuar këtë, filloni të ndjeheni fajtorë se nuk ushtroni mjaftueshëm, ka disa strategji kreative të cilat mund t’i përdorni. Sasia e nevojshme? Rekomandimet në përgjithësi sillen rreth 30 minutave në ditë. Si mund t’a përshtatni këtë në orarin tuaj tashmë të mbushur? Këtu janë ato strategji:
- Shkoni me biçikletë në punë. Ju duhet të shkoni në punë disi, apo jo? Dhe, gjasat janë, se ju me siguri kaloni 30 minuta ose më shumë duke bërë këtë. Kështu që, nëse distanca nuk është e madhe, pse të mos hipni në biçikletë dhe të arrini dy qëllime njëherazi? Ju do të shihni qytetin dhe banorët e tij. Ju do të bëni ushtrime dhe nuk do të kaloni kohë në makinën tuaj. Gjithashtu nuk do të shpenzoni një pasuri në një biçikletë ose të kaloni orë duke gjetur modelin e duhur: Ju mund të gjeni një biçikletë për çmim të arsyeshëm, me kërkime minimale, falë faqeve si SixThreeZero. Ose ju mund të merrni pjesë në programe të ndarjes së biçikletave të cilën shumë qytete kanë filluar t’a përdorin.
- Ecni për në takime. Nëse do të shkoni në një takim në qytet, mos vozisni dhe as mos përdorni transportin publik, ecni. Ushtrimet dhe koha jashtë do ju japin mundësi të relaksoheni dhe të mbledhni mendimet tuaja, dhe lëvizja afat-shkurtër që e merrni nga ushtrimet do ju japin energji.
- Ecni gjatë takimit. Në vend se të ecni për në takime, pse të mos mbani takimet duke ecur? Kjo strategji është veçanërisht e vlefshme dhe e kontrollueshme kur takoheni me anëtarët e ekipit tuaj. Nëse keni diçka për të diskutuar, merrni kolegët tuaj dhe ecni përreth. Inçizoni nëse brengoseni se nuk do të jeni në gjendje të merrni shënime.
- Përdorni tavolinë me shirit lëvizës. Këto tavolina kanë vlerësime të ndryshme, por nëse jeni të interesuar të bëni ushtrimet tuaja pa lënë tavolinën, ato janë një mundësi. Ju nuk do të jeni në gjendje të bëni ushtrime të mëdha, por mund të djegni disa kalori shtesë dhe të zvogëloni dëmin kronik që të qëndruarit ulur ka në trupin tuaj.
- Bëni ushtrime të shkurtëra në mes të detyrave. Ju nuk punoni gjatë tërë ditës; ju bëni pushime, hani ushqim, përdorni tualetin ose shfletoni median sociale. Pra, pse të mos përdorni ato pushime për ushtrime, si joga dhe tendosje të lehta në tavolinën tuaj?
- Vononi udhëtimin tuaj. Në vend se të përballeni me kohën e trafikut të rëndë, vononi udhëtimin tuaj. Bëni ushtrime në mëngjes dhe bëni komunikimet urgjente me telefonin tuaj ose në kompjuterin në shtëpi. Pastaj, vozisni për në punë sapo trafiku të qetësohet. Varësisht se sa i rëndë është trafiku në qytetin tuaj, ju lehtë mund të ruani 30 minuta të cilat i kaloni në rutinën tuaj tradicionale.
- Gjeni një palestër në afërsi. Për të bërë ushtrime para ose pas punës, ose gjatë pushimit të drekës, kërkoni një palestër afër biznesit tuaj. Kur palestra juaj është afër, ju do të keni më shumë gjasa të formoni një shprehi të ushtrimeve, në vend se të ushtroni vetëm kur është e përshtatshme. Ju madje mund të jeni në gjendje të negocioni një zbritje grupi nëse një numër i ekipit tuaj ju bashkohet. Kjo do inkurajojë të gjithë të bëjnë më shumë ushtrime.
Ndikimi i ushtrimeve në përgjegjësitë tuaja të ndërmarrësisë është shumë domethënës për t’a injoruar. Sapo t’i bëni ushtrimet shprehi, ju do të filloni të vini re se sa më mirë ndiheni në baza ditore, dhe ju nuk do të dëshironi të ndaloni. E gjitha që ju duhet është përkushtimi për të filluar.