Pse Messi nuk mund ta fitojë i vetëm Botërorin?

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 13:23 | Nga

Shpresat e një kombi për të fituar janë vendosur mbi shpatullat e një lojtari, pikërisht Lionel Messi. Kur skuadra u nis për në Rusi pas një stërvitjeje disa ditore në Spanjë, të gjithë thirrën: Leo, na sill kupën!

Ndoshta ata bëjnë një krahasim mes Argjentinën e vitit 1986, kur Diego Armando Maradona, në atë gol ende të kontestueshëm kundër Anglisë tha se ishte “dora e Zotit”.

Por, gjërat kanë ndryshuar shumë. Po ashtu edhe futbolli.

Maradona nuk e fitoi i vetëm Kupën e Botës atëhere, por pati një ekip që e mbështeti nga pas, shkruan Albeu.com.

Po ashtu, Messit i kërkohet të fitojë Kupën e Botës, por ndryshe nga Maradona, ekipi i tij nuk e mbështet.

Messi i Argjentinës ka treguar se nuk është Messi i Barcelonës dhe kjo jo më kot.

Ai shërbehej në mënyrë të mrekullueshme nga Iniesta dhe më pas nga Neymar tek Barcelona, por tek Argjentina nuk ka se kush t’a shërbejë.

Prandaj, Messi nuk mundet që t’a fitojë i vetëm Botërorin, ashtu siç nuk e fitoi i vetëm as Diego Armando Maradona.

Ylli i Barcelonës ka shansin të tregojë se çfarë di të bëjë në dy ndeshjet e mbetura, megjithëse tifozëve nuk u ka ikur shija e hidhur e penalltisë së humbur ndaj Islandës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme