Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur sot në Gjilan.
Në familjen Bllaca në Gjilan kanë mbetur të vdekur 5 persona.
Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, përmendet që çështjet pronësore mund të jenë shkaku i kësaj vrasje.
“Një banesë të cilën familja e kishte në pronësi dhe pas një mosmarrëveshje rreth lëshimit me qira ose shitjes së saj, ka ndodhur konflikti”, kanë thënë fqinjët për lajmi.net.
Po ashtu, njëri nga viktimat, pra vëllau i vogël i policës është përshkruar si një njeri tejet i ngritur, madje ata për lajmi.net kanë thënë se i njëjti ishte shkolluar dhe kishte përfunduar kriminalistikën.
Gjithashtu vlen të theksohet se sipas fqinjëve, fillimisht ishte vëllau i vogël ai që ka shtënë në babai, nënën dhe vëllanë e tij dhe më pastaj, policja në fjalë ka vrarë vëllanë dhe pastaj vetën.