Pse në fanellat e përfaqësueses llogo e FFK-së e jo flamuri shtetëror?

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 16:57 | Nga

Tani kur kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë para ndeshjes historike që Kosova e zhvillon kundër Finlandës, ne marrim përgjegjësinë që të analizojmë disa detaje që duket se të tjerët nga entuziazmi i madh për ndeshjen, i kanë lënë anash

Secili reprezentacion i njohur me të drejta të plota nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, në ndeshjet kompetitive dhe jo kompetitive në fanella ka flamurin që reprezenton shtetin përkatës.

Por për Kosovën duket se nuk vlen ajo, nuk kemi informacion nëse vërtetë FIFA ka qenë ajo që ka udhëzuar federatën tonë që në fanellat të printojë llogon e kësaj federate dhe jo flamurin, ose ndoshta ka qenë vetë kërkesë e FFK-së për një gjë të tillë.

Vështirë se mund të ketë qenë kjo e dyta. Sidoqoftë, duke mos drejtuar gishtin e fajtorit te askush (në mungesë të fakteve të qëndrueshme) na duket i çuditshëm fakti se Kosova në ndeshjen e parë kompetitve që ka karakter historik, do të paraqitet me llogo të FFK-së, e cila, duke mos e nënvlerësuar asnjëherë rëndësinë e saj për aq sa mund të ketë një llogo e një federate, nuk ka as për së afërmi vlerat që bartë në vete flamuri shtetëror.

Kujtojmë se së fundmi në promon e FIFA-s për reprezentacionin kosovar, u paraqitën gjithashtu fanellat me llogo të FFK-së dhe çuditërisht jo me flamurin shtetëror.

Shpresojmë dhe besojmë se ekziston një shpjegim i qëndrueshëm prapa kësaj, përndryshe kjo çështje meriton të ketë vëmendje më të madhe nga audienca e gjërë pasi antarësimi në FIFA e UEFA, na u prezantua që ishte me të drejta të plota pa asnjë kriter që na dallon nga shtetet e tjera që janë pjesë e këtyre organizatave. /Sportali.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme