Përfundimi i zgjedhjeve me datë 6 tetor 2019 ishte shembullor, por marrja e rezultateve nga ky proces ishte i vonuar, për fajin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), dhe vetë Ligjit për zgjedhjet. Por, akoma më shumë rezultatin zgjedhor e kishte vonuar Lëvizja Vetëvendosje me ankimimet e saja në PZAP, dhe Gjykatë Supreme, për një votë më shumë apo më pak.
Megjithatë, në instancë të fundit u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje doli si parti e parë, dhe ishte fituese e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pa asnjë mëdyshje. Kurse, si e dyta doli Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me vetëm një deputet më pak se partia e parë.
Por, LVV edhe pse doli partia e parë legalisht nuk e posedon legjitimitetin e duhur që të veje kushte tjera partisë së dytë në këtë rast LDK-së, përveç marrjes së postit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe gjysmës së Qeverisë, sepse për të kërkuar më shumë ajo duhej që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor 2019, të arrinte një rezultat më të madh zgjedhor së paku (5) pesë apo (6) gjashtë deputet më shumë se partia e dytë, dhe në këtë mënyrë ajo do ishte me legjitimitet të plotë në negociata për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vitin 2019, jo vetë me LDK-në, por edhe me partitë e tjera si : PDK-në, AAK-në, etj.
Pra, bazuar në rezultatet zgjedhore të dalura me 6 tetor 2019 diferenca e të parit (LVV) me të dytin (LDK)-në është vetëm një deputet, e që nuk i lenë shumë komoditet të mirë në negociata z. Albin Kurti, për marrjen e më shumë se gjysmën e tortës së pushtetit në krijimin e institucioneve të reja, të Kosovës.
LVV dhe Albin Kurti janë të detyruar të pranojnë ndarjen e pushtetit me partinë e dytë LDK-në, në variantin që LVV, merr kryeministrin dhe gjysmën e ministrive, dhe në shkëmbim të kësaj LDK merr krye kuvendarin dhe postin e presidentit dhe gjysmën e ministrive.
Kurse, në variantin e dytë LVV do të merrte krye kuvendarin dhe postin e presidentit dhe gjysmën e ministrive, ndërsa, LDK do i merr kryeministrin dhe gjysmën tjetër të ministrive, por ky variant nuk do ishte i mirë, sepse unë besoj në faktin që ai që del i pari qoftë për një votë në zgjedhje elektorale, duhet të marri kryeministrin e republikës së Kosovës, sepse për atë edhe ne si qytetar tëKosovës dalim në zgjedhje çdo katër vite.
Nëse nuk zbatohen njëri nga këto dy skenarë, ne mund të vijmë në variantin i tretë e që sipas asaj që ka deklaruar LVV më parë, vendi të shkoj në zgjedhje të reja dhe do të ketë rikthim në gjendjen fillestare, dhe me potenciale të mëdha që PANI përsëri të vije në pushtet. Dhe kësi soji Albin, në fund të ditës qytetarët do të pyesin çfarë po bën ti si fitues i zgjedhjeve për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, e jo çfarë po bën Isa Mustafa dhe LDK si të dytë? Sepse, ju jeni fitues i zgjedhjeve dhe ju takon të gjeni formulën për ndërtimin e koalicionit LVV dhe LDK në krijimin e qeverisë së re, karshi rezultatit të marr në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, e që legalisht jeni i pari, por me legjitimitet të cunguar sepse jeni vetëm një deputet, e jo më shumë se i dyti (LDK).