Pse nuk mund të depërtojmë nëpër mure, sipas shkencës

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 14:01 | Nga

Sigurisht keni dëgjuar se atomet që e përbëjnë trupin tuaj dhe çdo materie tjetër normale në univers janë kryesisht hapësirë boshe. Kjo është në fakt e vërtetë – por megjithatë ne dukemi të ngurtë.

Mjaft të ngurtë sa që elementet në atomet tona nuk mund të kalojnë nëpër hapësirat boshe të atomeve të tjera, dhe anasjelltas.

Ju mund të dëshironi që të ishte kështu, por ja që pamja e papërshkueshme e Shadowcat do të duhet të qëndrojë në stripat e X-Men. Dhe një video e re nga kanali shkencor i YouTube, Life Noggin, shpjegon se pse.

E gjitha ka të bëjë me elektronet që e orbitojnë bërthamën e një atomi. Vizatimet e atomeve tregojnë se elektronet gumëzhijnë rreth një bërthame në një model të bukur, por ky në fakt nuk është rasti fare – ato e formojnë një tufë rreth e qark saj në më shumë se një konfigurim reje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme