Sarah dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi, PM ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Shumë pyetje kanë të bëjnë pikërisht për lidhjen e tij me Sarën.
“Përse nuk nxjerr foto me Sarah.. për ti treguar botës sa e don”, ka pyetur një ndjekës, dhe përgjigjja e PM është një nga më të ëmblat.
“Se e din ajo sa e dua unë pa foto hiç, se nuk ka nevojë me nxjerr foto për ti treguar sa e dua, se ajo e din sa e dua unë”, ka thënë PM.
Kujtojmë se Sarah Berisha ka qenë e ftuar në “Natë me Aulonën” ku zbuloi më shumë për lidhjen e saj me Pajtim Krasniqin, i njohur si PM. Sarah na tregoi se distanca me njëri-tjetrin i ka lodhur por dyshja ja del të takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë mirë.
“Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë.”
Pyetjes se nëse është xheloze për PM, Sarah iu përgjigj se vajzat i afrohen edhe kur janë të dy, por ajo ka besim tek ai.
“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë. Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis.”