Është thënë shpesh se është interes i Albin Kurtit, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme para se te themelohet Asociacioni. Madje ai edhe do të veprojë sipas këtij plani. Sepse në këtë mënyrë do të mund të kishte edhe një mundësi ideale që të vazhdojë ta manipulojë opinionin edhe në këtë fushatë elektorale, se ai nuk e zbaton atë entitet famëkeq dhe se i ka rezistuar të githa presioneve të mundshme, madje edhe të superfuqisë planetare për t’i mbrojtur interesat shtetërore.
Se gjithçka që është thënë për këtë temë, ka qenë shpifje e opozitës. Në këtë mënyrë, ky rrëfim do ishte i besueshëm para elektoratit të tij, sepse Asocacioni konkretisht mungon, pavarësisht faktit se ai është pranuar nga dy marrëveshje me Serbinë nga kryeministri dhe së fundi siç u informua opinioni ai edhe është betuar para diplomatëve ndërkombëtarë se një gjë të tillë do ta bëjë pa asnjë hezitim.
Por me driblime të tilla ai do të kishte shansin qe edhe për pak kohë ta shtynte ballafaqimin me ditën e gjykimit final. Kështu edhe ndjekësit e të parit të Qeverisë do të gjenin satisfaksion edhe për pak kohë në heroizmin e prijësit të tyre. Kurse kryesisht si tema elektorale do të dominonin disa aksione në komunat e banuara nga komuniteti shumicë serb, sikur largimi i disa billboredeve etj etj.
Mirëpo, interes për zgjedhje të parakohshme para se të themelohet Asociacioni mund këtë edhe opozita, mbase edhe më shumë se sa Albin Kurti. Sepse kësaj do t’i duhet po ashtu që te betohet para opinionit se si nuk do ta përkrah një projekt të tillë. Se kjo Qeveri ka pranuar diçka që kurrë nuk do ta gjejë mbështetje në taborrin opozitar. Dhe në këtë mënyrë kjo e fundit do të kishte mundësi ta ruante diferencën ne sytë e opinionit publik nga pushteti. Ta akuzonte këtë të fundit se edhe pse nuk i ka zbatuar ato që i ka pranuar, nuk ka tashmë rëndësi. E sikur një gjë e tillë të bëhej para zgjedhjeve ajo vetëm do ta bekonte themelimin e Asocacionit, pas ndonjë vizite nga diplomatët ndërkombëtarë në zyrat e tyre. Heshtja do të ishte “rezistenca” e vetme e tyre.
Po ashtu, sikur Asociacioni të implementohej para zgjedhjeve, Albin Kurti, do të arsyetohej sikur se në shumë raste tjera, se ai po e bënë këtë për shkak te gjendjes se keqe që e ka trashëguar. Se nuk është fajtor por viktimë e atyre qe kanë qeverisur para tij. Se ka rezistuar maksimalisht ndaj asaj trashëgimie aspak minimale negative, por ka qenë e pamundur të çmontohet në tërësi.
Kështu opozita për shkak të detyrimit të e saj për të qenë e heshtur në raport me këto tema, ashtu edhe sic ka vepruar deri më tani edhe në shumë të tjerë, jo vetëm që nuk do të kishte guxim për ta kundërshtuar këtë opsion fatal për të ardhmen shtetit, por me këtë miratim “mortor”, ajo jo vetëm që do ta legjitimonte ndarjen e brendshme të Kosovës, por per me keq edhe interpretimin për fajin e saj se pse jemi në këtë gjendje. Sepse deri më tani nuk kemi parë ndonjë narracion tjeter nga ai zyrtar qe ky degradim është pasojë e aksioneve spontane të kësaj qeverie, por vetëm reaksion i së kaluarës.
Prandaj, edhe asaj i duhen zgjedhjet që të paktën përkohësisht ta mbajë gjallë iluzionin se është e ndryshme nga pushteti deri sa edhe kjo te ballafaqohet me ditën e gjykimit final. E të kuptohet se roli i drejtueseve actual të opozitës nuk është asgjë tjetër, pos i disa pasagjerëve të ulur rehat në kolltukun e makinës që po e drejton Kryeministri Kurti, në të vetmin drejtim që ai dëshiron. Kurse të parët duke e shijuar në maksimum nga dritaret këtë piknik politik.