Pse Shqipëria e Kosova e lidhin fatin e tyre me Ukrainën?

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 21:30 | Nga Kimete Berisha

Çmenduri!

  1. Gjykata ka vendosur që Glauk Konjufca është i pafajshëm, që do të thotë se ai ka gënjyer kur ka thënë se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.
  • Pra, Glauk Konjufca duhet të gjykohet për pranim të rrejshëm të fajit.
  1. Zjarr nga akulli ka shkaktuar edhe presidenti Biden kur duke lëpirë akullore u përgjigjej gazetarëve për luftën në Gaza.
  2. E raketat e Putinit në Shqipëri i solll sot Zelensky.

Ai e ftoi Shqipërinë t’i bashkohet luftës kundër Putinit.

  • Tha: ‘mos u habisni kur të sulmoheni nga raketat e Putinit’.

Por nuk shpjegoi se a duhet që Shqipëria të filloj luftën kundër Rusisë para se të sulmohet nga raketat e Putinit, a pasi të sulmohet.

  • Edi Rama i tregoi Zelenskyt se Shqipëria është me Ukrainën kundër Rusisë.

Dhe e kritikoi Perëndimin që nuk po e armatosin më shumë Zelenskyn, se unë s’kam tha armë tjetër përveç moralit dhe dijes….dhe nëse do kokoshka.

  • Erdogani nuk u bë me mend të Edi Ramës, prandaj tha se paqe të njëanshme s’ka, dhe propozoi negociata për paqe mes Rusisë e Ukrainës.
  • Vjosa Osmani me komplete të bardha që simbolizojnë fundin e luftës dhe mungesën e shijes, si dhe me telefon mobil në dorë kërkoi që lufta në Ukrainë të vazhdojë deri në fitore.

Sepse, sipas saj kur Ukraina e fiton luftën, çlirohet Ballkani.

  • Nuk është me rëndësi argumenti ‘i vjetër’ se presidenti i Ukrainës më 1999 kërkonte të mos çlirohej Kosova,
    as nuk është me rëndësi argumenti ‘i ri’ që Ukraina, njësoj si Rusia, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, por me rëndësi është pse Shqipëria e Kosova e lidhin fatin e tyre me Ukrainën!
  • Është gabim historik.

Shtete që nuk prodhojnë as brekë…merren me probleme planetare!

  • Edi Rama dhe Vjosa Osmani e shfrytëzojnë rastin të bëhen ‘qendra e botës’ duke e përdorur luftën, gjakun, viktimat dhe dhimbjen e huaj!
    Nuk lanë gjak pa e përdorur.
  • Qysh s’po tutën!
  1. Gjithkush hallet e veta – samarxhia të
    vetat.

Duda Balje ka diskutuar sot me Naim Tërnavën lidhur me shtatëzënitë e grave shqiptare.

Naimi i ka përqafuar preferncat e Dudës lidhur me atë se kush – kë duhet ta dashurojë!

Gjynah që gratë s’mund të jenë imame!

  • Ka vakt!
  1. Shikoj përpara: vozitësi me telefon në njërën dorë e në tjetrën cigaren;
    shikoj djathtas: vozitësja me telefon në dorë, e në veturë fëmijë;
    shikoj mbrapa: vozitësja bën grim;
    shikoj majtas: vozitësi shkruan mesazhe kokëulur.
  • Nëntëdhjetë e nëntë përqind të vozitësve shqiptarë flasin, shkruajnë, shikojnë video në telefona mobil, hyjnë Live direkt në rrjete sociale, bisedojnë dhe fotografohen derisa e ngasin veturën.
  • Kjo është çmenduri.

Dje njëra, që ishte pas meje me një fëmijë të ulur pas:
në fillim shkruante në telefon; pastaj e rregullonte frizurën, pastaj bënte grim, dikur pozonte, kurrë pa e lëshuar telefonin nga dora, si presidentja.

  • Deshta ta fotografoj e ta lajmëroj në polici, por nuk besoj në drejtësinë e këtij vendi.
  • Kosova s’ka Drejtësi.
  • Armiku më i madh dhe më i tërbuar i Kosovës sot nuk është Serbia, por Drejtësia e saj, Institucionet e Drejtësisë së Kosovës janë varri i Kosovës.
  1. Është prapambeturi.
    Është çmenduri.
    Shqiptarët ende jetojnë në primitivizëm të thellë, në terr dhe në padije të plotë: publikisht dalin dhe e ‘falin gjakun’ e familjarëve të tyre.
    Dhe nuk u pritet.., ‘gjakun e falin’ urgjentisht, në varreza.
  2. Pa e lexuar ‘Marrëveshjen e Ohrit’, 60 për qind e shqiptarëve i kanë thënë Kombeve të Bashkuara se mendojnë që ‘Marrëveshja e Ohrit’ do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre…
    Paramendoje sikur ta kishin lexuar Marrëveshjen…!

P.S. A question that sometimes drives me hazy: Am I, Or The Others, Crazy?
(AE).

Të ngjashme