Pse sportistët olimpikë kafshojnë medaljet

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 08:46 | Nga

Nëse shihni çastin kur sportistët e lumtur olimpik me sy të lagur nga gëzimi, bëjnë foto, dalloni një veprim të çuditshëm: ata kafshojnë medaljet. Ndoshta, pasi e keni parë disa herë, keni menduar që ka një arsye pas këtij veprimi me të cilin festojnë medaljen e tyre.

Ja ku qëndron sekreti: Duke qenë që ari është më i butë dhe ngjeshet më thjesht sesa metalet e tjera, një mënyrë për të përcaktuar nëse është diçka është ose nuk është ar i vërtetë, është duke e kafshuar atë, nëse është flori, dhëmbët do lënë shenjë. Shumica e medalistëve me siguri i kushton rëndësi vlerës së medaljes sesa përbërjes së saj, megjithatë, ka një aryse që të gjithë sportistët bëjnë atë foto në podium.

Sepse është fotoja më e kërkuar nga media. “Është bërë fiksim për fotografët. Mendoj që ata e shohin këtë foto si ikonë, si diçka që mund ta shesësh.

Nuk mendoj që atletët do e bënin vetë sikur mos të ishin para fotografëve”, ka thënë David Wallechinsky, president i Shoqatës së Historianëve Olimpikë, për CNN. Ai shtoi që është veçanërisht e përhapur mes notarëve.

Duhet të na vijë keq për dhëmbët e Michael Phelps që e ka kafshuar kaq herë, ndërsa për Majlindën që është zgjedhur nga mediat e huaja, gjithashtu, për foton e këtij shkrimi themi që nuk i bën keq nëse e kafshon disa herë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme