Shkrimi i letrave falenderuese ishte konsideruar dikur si një punë për festat dhe ditëlindjet. Në tregun rekrutues dhe konkurrues të sotëm është bërë i rëndësishëm.
Për dikë dërgimi i një letre falenderimi është një çështje e sjelljes së zakonshme dhe zakoni natyral, por për të tjerë është një kulturë e huaj dhe ata janë të habituar që kjo pritet prej tyre.
Për ata që besojnë nuk është e nevojshme të dërgosh një shënim falenderues, pikët e mëposhtme mund t`ju bëjnë juve të ndërroni mendje!
Pse të dërgoni një letër falenderuese pas intervistës?
Ajo tregon karakterin tuaj në një dritë pozitive – Letrat falënderuese janë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të marrë “anën e mirë” të rekrutuesit. Duke i dërguar një letër falënderuese ajo nënkupton që ju keni një personalitet të sjellshëm dhe jeni të respektueshëm.
Mundësitë e vetë-vlerësimit – Nëse ju keni ndonjë mundësi për të theksuar pikët tuaja pozitive për një punësues potencial atëherë duhet të ndërmerrni atë. Shumë ekspert besojnë që ju duhet të shkoni aq larg sa që personalisht të “vlerësoni” letrën tuaj dhe ta shkruani me dorë për një efekt maksimal.
Potencialet e networking – Nëse dërgoni një letër falënderuese nëpërmjet email, ju mund të shfrytëzoni mundësinë për t’u përfshirë në lidhjet sociale të profilit. Kjo do t`ju lejojë të mbani kontakt me punonjësit që mund të jenë të aftë që t`ju referojnë juve për një pozicion në të ardhmen.
Fitoni simpatizantë – Kur merrni një vendim punësimi, kompanitë shpesh do të marrin opinionin e të gjithë atyre që ju kanë takuar për të vendosur për t`ju punësuar apo jo. Kështu që është e këshillueshme që të merrni kartën e biznesit të çdokujt që takoni, duke përfshirë dhe recepsionistin dhe duke i dërguar çdo personi një letër falënderimi.