Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndryshuar vendimin e tij për të qenë nikoqir i samitit të radhës të G7-ës në klubin e tij privat të golfit pasi u tha se Republikanët e kundërshtuan idenë, një zyrtar i administratës i tha Washingron Post-it.
Sipas këtij zyrtari, presidenti gjatë fundjavës ka folur nëpërmes telefonit me aleatët konservatorë ku i është thënë se Republikanët po mundoheshin që ta mbrojnë atë në disa anë.
New York Times po ashtu ka raportuar se ky ndryshim është nxitur nga opozita Republikane.
Kështu vlerësohet se raportet kundërshtojnë shpjegimin e bërë nga presidenti këtë të shtunë, në
Twitter, në të cilën ai ka shkruar se ka hedhur poshtë planin, shkaku i asaj që ai e quan armiqësi “të çmendur dhe irracionale” nga ana e Demokratëve dhe mediave.
Vendimi që ngjarja të mbahet në klubin e golfit është bërë e ditur nga ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, në një konferencë për media javën që shkoi, duke ndezur një polemikë tjetër për Shtëpinë e Bardhë.
Demokratët e Shtëpisë së Bardhë u treguan të shpejtë për të hedhur akuza ndaj presidentit se po kërkon të përfitojë me korrupsion nga zyra e tij pas njoftimit të bërë javën e kaluar, dhe thanë se vendimi i tij do të jetë pjesë e hetimit.
“Edhe njëherë, Donlad Trumpi po e përdorë zyrën e presidentit dhe marrëdhëniet tona me disa nga aleatët më të ngushtë për ta pasuruar vetveten,” tha senatori Sheldon Whitehouse, një demokrat i Rhode Island.
Ai mbështeti legjislacionin e demokratëve të paraqitur javën e kaluar për të bllokuar masën. /Telegrafi/