Pse uji i ftohtë është më i mirë për flokët?

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 03:32 | Nga Ekonomia Online

Dushi i ftohtë, natyrisht nuk është ideal, por shpeshherë thuhet se është mënyra më e mirë se sa dushi i nxehtë. Veçanërisht, uji i ftohtë është i këshillueshëm për flokët. Nëse do që t’i kesh më të shndritshëm, më pak të ngatërruar dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzo para për produktet e pafundme. Thjesht, ndrysho temperaturën e ujit.

Ruan shkëlqimin. Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Nuk ka më flokë të ngatërruar: Zakonisht flokët ngatërrohen ose prishin formën nëse i lan me ujë të nxehtë. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale, shkruan revistawho. Kështu, më shumë lagështirë, më pak flokë të ngatërruar.

Skalpi më i pastër. Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi. Kështu, pas çdo shpëlarjeje me ujë të ftohtë, do t’i ndiesh flokët dhe skalpin më të pastër.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes. Në këtë mënyrë u jep atyre më shumë ajër dhe i bën më të shkëlqyeshëm.

Të ngjashme