Skuadra franceze Paris Saint-Germain është e gatshme të negociojë për sulmuesin Neymar.
Ylli brazilian ka qenë i interesuar që të rikthehet në Barcelonë, por kampionët francezë kanë refuzuar që të negociojnë me gjigantët spanjollë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Tani PSG është e hapur për një marrëveshje dhe futbollisti Antoine Griezmann mund të luajë një rol kyç nëse pranon të transferohet në kryeqytetin francez.