David Alaba e ka marrë një ofertë konkrete nga Paris Saint-Germaini, pas një takimi që e kishte me presidentin e klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.
Mbrojtësi austriak do të largohet nga Bayern Munich gjatë verës si lojtar i lirë, pasi vendosi kundër vazhdimit të ujdisë me kampionin gjerman dhe evropian, transmeton Gazeta Express.
Është përfolur bujshëm se Alaba do t’i bashkohet Real Madridit dhe se atij do t’i pëlqente kalimi në La Liga.
Megjithatë, kërkesat e tij për pagë të lartë mund të bëjnë që marrëveshja me gjigantin spanjoll të dështojë.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se PSG-ja është futur në garë për të tani.
Sky Sports dhe Bild raportuan se Alaba është takuar me presidentin e PSG-së dhe se atij i është bërë një ofertë e majme.