Mauro Icardi do të mbetet te Paris Saint-Germain, pavarësisht spekulimeve rreth së ardhmes së tij.
Sipas mediave franceze drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije lojtarit se është pjesë e rëndësishme e klubit.
Sulmuesi argjentinas është lidhur me një rikthim në Serie A, me Juventusin që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të.
27-vjeçari ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.
Ai këtë sezon në pesë ndeshje të luajtura ka shënuar dy gola.