Paris Saint-Germaini është duke synuar ta transferuar sulmuesin anësor francez të Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan “Sport”.
Kampioni i Francës dëshiron ta rrisë numrin e francezëve në skuadër dhe e sheh Dembelen si opsion të mirë, ani pse Dembele ka pasur probleme të shumta me lëndime së fundi.
Dembele 23-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022. Ai te klubi kampion i Spanjës është transferuar nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017 për 125 milionë euro.