PSG ofron 88 milionë euro për Sanchezin

| 09 Gus 2017 | 11:57 | Nga

Drejtuesit e PSG-së janë të vendosur që ta bëjnë një super skuadër. PSG, pas Neymarit po synon që ta transferoj edhe Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Sipas tabloidit britanik, The Sun klubi parisien i ka ofruar Arsenalit 80 milionë funte (88 milionë euro) për kilianin.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do të pranoj ofertën e francezëve, apo do ta mbajë lojtarin në ekip edhe pse ka kontratë vetëm edhe një vit.

Përveç PSG-së, Sanchez kërkohet edhe nga Manchester City, madje, The Sun shkruan se Sanchez preferon transferimin në Manchester City para PSG-së.

Por, Arsenali është i vendosur që mos t’i shes yje skuadrave rivale të Premierligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme